Zvicra i nis mbarë kualifikimet, shënon fitoren e parë
Zvicra e ka nisur me fitore kampanjën e kualifikimeve për EURO 2020, duke mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 0-2 në kuadër të Grupit D.
Pjesa e parë e takimit të zhvilluar në “Dinamo Arena” u mbyll me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë mysafirët kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Steven Zuber, ndërsa Denis Zakaria vulosi fitoren duke shënuar për 0-2 në minutën e 80.
Në këtë takim Granit Xhaka zhvilloi 90 minuta të plotë, ndërsa poashtu edhe Albian Ajeti hyri në pjesën e dytë si zëvendësues. Ndërkohë Xherdan Shaqiri nuk ishte i grumbulluar me skuadrën. /IndeksOnline/