75 Mall Live Search
17:43 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Vrasja e 7-vjeçarit nga Kosova, pamje nga marshi në Basel

7-vjeçari I.M nga Lipjani që u ther për vdekje në Basel të Zvicrës është varrosur sot në Kosovë.

Për nder të tij sot është mbajtur marsh solidarizues në vendin ku ai u therr me thikë.

Lexues për Indeksonline kanë dërguar foto nga Baseli, ku shihet një numër i madh i qytetarëve që janë mbledhur duke kujtuar viktimën.

Në mesin e tyre edhe fëmijë të cilët kanë mbajtur fotografi të viktimës në duar.

Djaloshi nga Lipjani u ther me thikë duke u kthyer nga shkolla nga një 75-vjeçare.

Asaj është duke iu bërë një ekzaminim nën dyshimin se nuk është mirë mentalisht.

Pasi kishte kryer aktin, ajo përmes një mesazhi i kishte lajmëruar organet e drejtësisë dhe është dorëzuar vet në Polici./Indeksonline/