75 Mall Live Search
10:04 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Kujdes, policia e Kosovës po dënon ata që përdorin telefonin gjatë vozitjes!

Mos e përdorni telefonin gjatë vozitjes, përndryshe ju pret dënimi!

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 76 tiketa trafiku.

Të njëjtit janë gjobitur për thyerje të rregullave në komunikacion, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, me tiketa trafiku po gjobiten edhe shoferët të cilët e përdorin telefonin gjatë vozitjes.

Dënimi për përdorim të celularit është 40 euro.

Kujtojmë faktin se kohën e fundit dukshëm është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, gjë e cila vazhdon të jetë shqetësuese për vendin tonë. /Indeksonline/