75 Mall Live Search
11:42 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Limaj: Epopeja e Dukagjinit, fillimi i zgjerimit të Luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 21 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Limaj ka thënë se pikërisht 21 vjet me parë në Gllogjan okupatori serb e mori përgjigjën më të mirë se shqiptarët ishin të vendosur ta çonin deri në fund amanetin e komandantit legjendar, Adem Jahari.

Epopeja e Dukagjinit, thotë Limaj se është fillimi i zgjerimit të madh të Luftës së UCK-së në mbarë vendin.

“Në 21-vjetorin e kësaj beteje, kujtojmë me nderim të lartë të rënët në këtë betejë dhe rezistencën heroike të UÇK-së përballë forcave policore dhe ushtarake serbe. Lavdi dëshmorëve të rënë në këtë betejë dhe gjithë dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i Limajt:

21 vjet më parë në Gllogjan okupatori serb e mori përgjigjen më të mirë se shqiptarët ishin të vendosur ta çonin deri në fund amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Epopeja e Dukagjinit është fillimi i zgjerimit të madh të luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të UÇK-së në mbarë vendin. Në 21-vjetorin e kësaj beteje, kujtojmë me nderim të lartë të rënët në këtë betejë dhe rezistencën heroike të UÇK-së përballë forcave policore dhe ushtarake serbe. Lavdi dëshmorëve të rënë në këtë betejë dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!

FL