75 Mall Live Search
18:23 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Meta: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë i dha fund gjenocidit e spastrimit etnik

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për ndërhyrjen 20 vite më parë në Kosovë, përcjellë Indeksonline.

Ai në një status në Facebook tha se ndërhyrja e NATO-s i ka dhënë fund gjenocidit e spastrimit etnik në Kosovë.

Sipas tij, Shqipëria si anëtare e NATO-s tash e 10 vite mbetet e angazhuar në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajon e botë.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, ka shkruar Meta. /Indeksonline/