Persona të panjohur kanë vjedhur dy lopë në Fushë Kosovë
Në Fushë-Kosovë, persona të panjohur kanë vjedhur dy lopë.
Përveç vjedhjes të dyshuarit kanë dëmtuar edhe automjetin i cili ishte i parkuar në garazh afër stallës, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjellë Indeksonline.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur nga stalla e tij i janë vjedhur dy kafshë (lopë). Gjithashtu të dyshuarit ia kanë dëmtuar edhe automjetin me tabela vendore të cilin e kishte pasur të parkuar në garazh afër stallës duke ia vjedhur rripat e sigurisë”./Indeksonline/