Prishtinë, zjarri djeg dy hektarë me mjedra
Më shumë se dy hektarë të mbjella me mjedra me sistem të ujitjes dhe disa pemë janë djegur, përcjellë Indeksonline.
Sipas raportit të Policisë, bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se nga zjarri i shkaktuar, dyshohet nga pakujdesia, nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i janë djegur dy (2) hektarë e 16 (gjashtëmbëdhjetë) ari të mbjella me mjedra me sistem të ujitjes dhe disa pemë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt”. /Indeksonline/