Norvegjia, shteti i parë në botë ku taksitë ngarkohen me wireless
Kryeqyteti norvegjez Oslo së shpejti do të bëhet qyteti i parë në botë për të zbatuar një sërë sistemesh wireless të ngarkimit për taksitë elektrike.
Reuters raporton se projekti përfshin pllaka të ngarkimit me teknologji të induksionit të instaluar në rrugë, në pjesët e ndryshme të taksive në të gjithë qytetin. Kompania finlandeze e shërbimeve Fortum ka qenë e ngarkuar me zhvillimin dhe prezantimin e zgjidhjes së ngarkimit më wireless.
Duke zbatuar një sistem të tillë, qeveria shpreson të rrisë numrin e taksive elektrike në Oslo, duke ulur nevojën që shoferët të kalojnë kohë në stacionet tradicionale të ngarkimit.
Duke zbatuar ngarkimin me wireless në vende të ndryshme, shoferët e taksive do të jenë në gjendje të ngarkojnë automjetet e tyre ndërsa presin për pasagjerët. Është raportuar se teknologjia do të lejojë ngarkimin deri në 75 kilovat.
Zbatimi i një sistemi të tillë inovativ në Norvegji është i përshtatshëm duke pasur parasysh dashurinë e vendit për automjetet elektrike. Norvegjia ka normën më të lartë të pronësisë së automjeteve elektrike në botë dhe rreth një e treta e të gjitha makinave të reja të shitura vitin e kaluar ishin elektrike. /IndeksOnline/