Me këngë e valle, aktorët kosovarë presin fitoren e radhës!
Sonte zhvillohet ndejsha kualifikues për kampionatin Evropian në mes të Përfaqësuese së Kosovës dhe Bullgarisë.
Me formën e mirë që po tregojnë djemtë e Përfaqësuese tonë, të gjithë janë optimist dhe po presin fitoren e radhës, shkruan Indeksonline.
Edhe disa nga emrat më të njohur të artit kosovarë kanë dal në përkrahje të Kosovës.
Humoristi i njohur, Osman Azemi ka postuar një video derisa shihet në mesin e Vedat Bajramit, Ylber Bardhi e shumë të tjerë duke kënduar e vallëzuar para fillimit të ndeshjes me Bullgarinë.
“Sonte, Fitorja e radhës, bordi i bordeve” ka shkruar aktori përkrah videos./Indeksonline/