May e “nxënë” ngushtë, parlamenti britanik kundër “Brexit”
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May nuk po arrin të siguroj votat që i duhen për marrëveshjen e saj për tërheqje nga BE-ja.
Ajo ka paralajmëruar sot që votimi kundër mund të qoj në një rezultat që është i panegociueshëm me BE-në, transmeton Indeksonline.
Kryesuesi i opozitës, Jeremy Corbyn ka konfirmuar se partia e tij është kundër ides së May.
“Ka ardhur koha që Parlamenti të marrë kontrollin.”, tha Corbyn.
Gjatë ditës së djeshme, mediat angleze kishin shkruar se në partia e May po përgatitet që ta largoj atë nga posti i kryeministres.
BE-ja i ka thënë Britanisë së Madhe se mund t’i jap afat deri në fund të muajit prill për të gjetur zgjidhjen.
Deri më tani, përveç idesë së kryeministres, edhe gjashtë opsione tjera janë propozuar të cilat pritet të vihen në votim./Indeksonline/