Digjen qindra hektarë male në Istog
Zjarrëvënia e maleve dhe fushave në Kosovë është bërë e shpeshtë ditëve të fundit.
Pak minuta më parë, Indeksonline ishte “drejtëpërdrejt” në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Që nga mesdita janë djegur disa hektarë mali. Zjarrfikësit ende nuk janë paraqitur në vendin e ngjarjes. Era po frynë dhe po i jep fuqi zjarrit që të përhapet.

Zjarrëvënia e maleve po rrezikon jetët e kafshëve që jetojnë aty po ashtu po dëmton ajrin.

Policia e Kosovë ka bërë apel tek qytetarët që të mos ndizen zjarret në vende të hapura.
Dy ditë më parë mali mbi Manastir të Deçanit ishte kapluar nga flakët dhe u deshtë ndihma e KFOR-it që të shuhej zjarri./Indeksonline/