Anglia ‘shkatërron’ Malin e Zi
Kombëtarja e Anglisë e ka mposhtur me rezultat 5:1 Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Për Anglinë golat i shënuan Michael Keane (30’), Ross Barkley (39’, 59’), Harry Kane (71) dhe Raheem Sterling (81’). Ndërsa për Malazezët shënoi Marko Vesovic në minutën e 17-të.
Anglia dhe Mali i Zi janë në një grup me Kosovën. Me këtë fitore “Tre Luanët” janë në pozitë të parë me 6 pikë, kurse malazezët kanë vetëm një pik sa Kosova por që kanë një ndeshje më shumë.
Kosova dhe Mali i Zi takohen në gjiron e ardhshme./Indeksonline/