Sabri Fejzullahu takon Zenelin e Berishën në Stamboll
Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu është fotografuar të martën me dy futbollistët e njohur të Kosovës, Arbër Zenelin dhe Bernard Berishën.
Lojtari i futsallit, Oso Gjinovci ka postuar një fotografi në rrjetin social facebook ku katërshja shihen të buzëqeshur.
Futbollistët e Kosovës menjëherë pas ndeshjes me Bullgarinë kanë filluar të shpërndahen nëpër shtetet ku aktivizohen me ekipe.
Përmes linjës Prishtinë – Stamboll, Zeneli ka vazhduar për Francë ndërsa Berisha në Rusi. /Indeksonline/
