75 Mall Live Search
15:25 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Bytyqi: Po sigurohet pavarësia e plotë e AKA-së

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka komentuar miratimin e konceptdokumentit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

“Edhe një lajm i mirë në funksion të krijimit të kornizës ligjore specifike me qëllim që të sigurohet pavarësia e plotë e funksionimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim është miratimi sot në mbledhje të Qeverisë, i konceptdokumentit për AKA-në”, ka deklaruar Bytyqi, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke pasur parasysh rëndësinë e këtij konceptdokumenti i cili është i përfshirë në planin e punës se MASHT për vitin 2019 dhe PSAK-un, e vlerëson si moment tejet pozitiv miratimin e këtij konceptdokumenti, që gjithashtu edhe programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, e trajton me prioritet të lartë.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të jetë përgjegjëse për krijimin e politikave në pavarësimin e plotë të funksionimit të Agjencionit Kosovar të Akreditimi dhe do të kujdeset që kjo fushë të rregullohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, ka thënë kreu i MASHT-it./Indeksonline/