75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Vuçiqin e nxori nga ‘takti’ amerikani që përkrahu Kosovën: Ndalu, njeri…!

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq thotë se është i befasuar me deklaratën e fundit të ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott i cili dje deklaroi se për ndërprerjen e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk duhet fajësuar vetëm Prishtinën, respektivisht se të dyja vendet ndajnë fajin për bllokimin e dialogut.

“Jam i befasuar me deklaratën e Scott. Ndalu pak o njeri. Po thonë që edhe ne jemi bashkëfajtor. Thuaj, për çka kemi ne faj?” – ka deklaruar Vuçiq në emisionin “Cirilica” (në një TV serbe), duke shtuar se “Serbia nuk ka vendos kontrata-masa ndaj Kosovës”, transmeton Indeksonline

Pasi gazetari i përkujtoi atij, se disa kishin kërkuar që si reagim në taksën 100% ndaj produkteve serbe, qeveria e Serbisë të vendos bllokim hermetik, total bllokadë të kufijve me Kosovën, Vuqiqi u përgjigj në mënyrë ironike: “ Po po ka edhe kësi të mençur që japin kësi propozime pa i menduar pasojat për qytetarët serb që jetojnë në Kosovë.

Si do të furnizohen serbët në Kosovë? Apo kanë menduar që bllokadën ta bëjmë vetëm ndaj shqiptarëve?, këtë e ka bërë Gjermania e Hitlerit në 1932 dhe Serbia nuk do të vendos ligje të tilla” ka përfunduar Vuqiq.  /Indeksonline/