Lëvizjet drejt Shqipërisë, “tkurren” shqiptarët e Kosovës
Ashtu siç pritej, pagesa e Rrugës së Kombit ka ndikuar në pakësimin e lëvizjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në 2 muajt e parë të këtij viti, numri i shtetasve kosovarë që kanë hyrë në vendin Shqipëri është tkurrur me 16%.
Kështu, nga mbi 148 mijë shtetas të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri në dy mujorin e parë të 2018-ës, numri i tyre ka rënë në 124 mijë në 2 mujorin e parë të 2019-ës.
Nuk dihet nëse rënia e lëvizjeve do të vijojnë edhe gjatë periudhës së verës, ku shqiptarët e Kosovës janë pushuesit kryesorë të bregdetit shqiptar.