75 Mall Live Search
20:28 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Hahn nesër në Beograd, takohet me Vuçiq-in

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Sipas mediave serbe, takimi do të zhvillohet në ora 19:30 në Beograd, transmeton, Indeksonline.

Nuk u tha se cilat janë pikat e diskutimit në këtë takim, por që tutje u shtua se Hahn do të emërohet Ambasador i ri i Lojërave Sportive Rinore në Serbi.

Lojërat Sportive të Rinisë është një ngjarje rajonale e cila njihet edhe nga Komiteti Olimpik./Indeksonline/