75 Mall Live Search
22:08 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Cakaj nuk ndalet, shkarkon edhe dy diplomatë

Pas lajmit të dhënë dje nga minstri në detryrë i për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, për shkarkimin dhe transferimin në detyrë për 20 diplomatë shqiptarë, mësohet se edhe 2 zyrtarë në Ambasadën Shqiptare në Athinë janë shkakruar nga detyra.

Mësohet se dy diplomatët e karrierës janë Florian Nova dhe Enkelejda Riza.

Në selinë e Ambasadës Shqiptare në Greqi ka mbetur vetëm ambasadorja e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave.

Diplomatët e shkarkuar janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në MEPJ.