Arsenali bën ofertë për futbollistin që e refuzoi Manchester United
Arsenal kanë lansuar një ofertë prej 5 milionë funte për talentin brazilian, Gabriel Martinelli.
Mesfushori 17-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon me Ituanon në Brazil dhe Gunners po fitojnë garën me Crystal Palace për ta transferuar atë.
Djaloshi shumë i lakmuar ka grumbulluar 10 paraqitje për ekipin e parë në klubin e tij të lindjes në Sao Paulo.

Sipas Fox Sport Brazil, Arsenali tani ka lëvizur së pari për të mundur skuadrat braziliane si Palmeiras, Corinthians dhe Flamengo në nënshkrimin e tij duke bërë një ofertë 5millionë funte.
Ishte menduar më parë se Ituano shpresonte të merrte deri në 8 milionë funte për talentin e tyre të çmuar ndërsa Barcelona gjithashtu po monitoronte atë.
Martinelli, i cili do të marrë një pasaportë italiane në qershor, tashmë është i njohur në Angli pasi ka pasur sprova në Manchester United në vitin 2017 te Jose Mourinho. /IndeksOnline/
