PAN ende pa asnjë anëtar në KQZ
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në mëngjes ka dekretuar tetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas njoftimit të presidencës, sot janë emëruar anëtarët nga radhët e LDK-së, VV-së dhe Nismës, por asnjë nga koalicioni PAN.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se PDK ka përzgjedhur tanimë një emër për anëtar, por që sot nuk është emëruar nga presidenti Thaçi, për arsye ende të panjohura.
Kurse, për anëtarin tjetër ende nuk ka një dakordim mes partive të koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Kështu, duhet të emërohen edhe dy anëtarë për të kompletuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. /Indeksonline/