Viktima e Cardi B tregon se si ajo kreu marëdhënie me të, më pas e kishte vjedhur
Rreperja e famshme Cardi B ka shokuar me deklaratën e saj të fundit.
Prej shumë kohësh ajo është treguar e sinqertë për ditët e saj si një striptiste, por Cardi B i ka tronditur të gjithë fansat me deklaratën e saj të fundit.
Një video alarmuese e Instagram, e cila duket të jetë dy vjeçare, tregon Cardin në një kohë kur ajo drogonte dhe vidhte njerëzit gjatë viteve të saj të punës nëpër klube, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa sot një nga viktimat e artistet ka vendosur të tregojë historinë dhe përvojën e tij me artisten. Ku ka shkruar:
“Isha në New York 5 vite më parë duke u stërvitur. Trajneri im më sugjeroi që te shkoi në një klub striptizi. Zakonisht refuzoja por kësaj radhe shkova. Pra, boom, ne jemi në një klub striptizi dhe unë e takoj Cardin. Mua po më pëlqente ajo dhe e binda atë që të kthehet në dhomë për të pirë ndonjë pije. Unë vetëm se kisha pirë dhe duhej të shkoja në banjo. Shkova në banjo u ktheva dhe e përfundova pijen. Gjëja e fundit që mbaj mend ështe që ajo po më bënte “twerk”. Mëngjesin e ardhshëm, pash që kisha kryer marrëdhënie me të, pastaj e vërejta që të gjitha paratë qe i kisha 850 dollarë, rrypi Louis Vuitton dhe iPodi im po mungonin. Provova ta thërras atë disa herë por më vonë e kuptova që ajo më ka dhënë një numër të “Google Voice”. Në atë kohë nuk e paraqita rastin sepse nuk doja që e fejuara ime ta kuptonte çfarë ndodhi. Prandaj e pranova humbjen. Unë nuk mund të gënjej ishte traumatizuese dhe si mashkull që ishit mposhtur. Asnjë njeri nuk dëshiron që të thotë si mashkull ju asnjeher nuk deshironi te jeni i mposhtur” #MeToo.
