75 Mall Live Search
11:34 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Funksionalizohet KQZ, Rafet Rama emërohet deputet i Kuvendit të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi  ka emëruar sot tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Menjëherë pas kësaj, KQZ ka mbajtur edhe mbledhjen e parë.

Me këtë rast KQZ ka bërë edhe emërimin e Rafet Ramës, si deputet i Kuvendit të Kosovës, raporton Indeksonline.

Deputeti Rama do të zë vendin e Nezir Çoçajt i cili pati dorëzuar mandatin e deputetit, me arsye krejtësisht personale.

Ndryshe në zgjedhjet e përgjithshëm më 11 qershor, Rama arriti të mbledhë 8 mijë e 821 vota./Indeksonline/