75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

“Numër i madh i kosovarëve bën vetëvrasje pasi luajtën në lojërat e fatit”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka deklaruar se mbyllja e lojërave të fatit do t’i sjellë të mira vendit.

Ky veprim i legjislativit, sipas tij, do të shpëtojë qindra familje të cilat ishin të dëmtuara ekonomikisht, shkruan Indeksonline

“Njerëzit me varshmëri nga bixhozi kanë qenë me raste më të rënda. Këta njerëz nuk e dëmtojnë vetëm veten por dëmtojnë familjet, ardhmërinë e fëmijë dhe rrethinës. Këta njerëz të cilët më ka ra t’i takojë edhe familjet e tyre kanë shkaktuar fatkeqësi në familjet e tyre duke future borxhe me kamata pas varshmërisë”, është shprehur ai.

Më tej, Avdyli ka thënë se disa persona janë futur aq thellë sa që janë detyrar të bëjnë edhe vetëvrasja.

“Numri i vrasjeve është shumë i lartë. Sot mund të shpëtojmë qindra familje nga divorcet, tendenca për vetëvrasje. Unë jam çuditur me disa njerëz që deklaruan se mbyllja e kazinove shkakton dëm për vendin”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/