75 Mall Live Search
17:42 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Stoltenberg edhe dy vjet në krye të NATO-s

NATO sot ka vendosur të zgjasë mandatin e sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg edhe për dy vjet.

Aleatët e NATO-s sot ranë dakord të zgjerojnë mandatin e kreut të kësaj organizate deri më 30 shtator 2022, thuhet në deklaratë, transmeton TASS.

Jens Stoltenberg, i cili ka qenë kryeministri norvegjez në dy mandate, nga 2000 në 2001 dhe nga viti 2005 deri në 2013, u emërua sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, më 1 tetor 2014.