Banka Botërore mbështetë Qeverinë e Kosovës
Këshilltarja e kryeministrit Haradinaj, Albena Reshitaj po merr pjesë në konferencën e Bankës Botërore në Washington.
Reshitaj nga takimi me drejtorin e lartë të Bankës Botërore, Ede Ijjasz Vasquez, ka marrë konfirmimin për përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës në projektet vitale të prioritizuara nga strategjia jonë shtetërore.
Reshitaj ka njoftuar se në këtë konferencë është takuar edhe me personalitete tjera të rëndësishme.
Postimi plotë i Reshitajt:
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Washington D.C. gjatë konferencës së Bankës Botërore” Katalizimi i inovacionit” pata kënaqësinë të takoj dhe bashkëbisedoj me drejtorin e lartë të Bankës Botërore z.Ede Ijjasz Vasquez.
Z. Vasquez më informoi mbi Programin e ri të Bankës Botërore “World Global Program Gjithashtu në takime të ndara kam takuar z. David Michaud, menaxher për sektorin e ujrave për Evropë dhe Azi, si dhe z. Jorge A. Muñoz, menaxher i projekteve për sektorin e tokave globale dhe gjeohapësirave.
Nga Banka Botërore mora konfirmimin për përkrahjen e Qeverisë së Repulikës së Kosovës në projektet vitale të prioritizuara nga strategjia jonë shtetërore.
Gjatë këtyre takimeve u informova për procedurat e filluara të projekteve të reja, si në fushën e sektorit të ujërave, poashtu edhe në atë të menaxhimit të tokave.
Tashmë projektet e ndërtimit të digave (liqeneve artificiale)në vendin tonë, të vendosura nē listën e prioriteteve nga kryeministri Haradinaj janë në proces të realizimit, përkrahur nga Banka Botërore. Gjithashtu në fushën e ujërave Kosova do të përkrahet edhe në rivlerësimin e master planit në nivel nacional.
Në fund, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës falenderova Bankën Botërore për përkrahjen që vazhdon t’i jap Kosovës, si dhe përcolla vendosmërinë e shtetit tonë për të përmbushur obligimet tona për realizimin në kohe dhe me sukses të këtyre projekteve.
