FFK gjatë periudhës 2018/19 ka shpenzuar 11.4 milionë nga 11.8 milionë të hyra
Federata e Futbollit të Kosovës ka filluar me mbajtjen e Kuvendit të Rregullt të Punës.
Kuvendi ka filluar në orën 17:00 dhe në plan është prezantimi i punës në periudhën 2018/2019.

Të pranishëm janë 54 delegatë nga 58 të mundshëm, mungojnë 4.
Numri një i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, i cili është anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, është i deleguar nga UEFA si vëzhgues në Kuvendin e rregullt të Punës së FFK-së.

Në këtë Kuvend, Presidenti Agim Ademi, po tregon për aktivitetet dhe të arriturat e FFK-së në periudhën 2018/19
Të hyrat gjatë periudhës 2018/19 kanë qenë 11.883.000 milionë euro, ndërsa ka pasur 11.4 milionë shpenzime. Të hyrat nga UEFA kanë qenë 88,86 % nga FIFA dhe FIFA. Ndërsa plot 17,000 euro kanë qenë të hyra nga gjobat. Nga transferimi i lojtarëve ka pasur 67,000 euro të hyra. /IndeksOnline.