Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave, Mitrovicës së Veriut i kushton mbi 36 mijë euro!
Komuna e Mitrovicës së Veriut, kësaj radhe është kujdesur të kryejë servisimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve.
Institucioni në fjalë ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës me kohëzgjatje prej 24 muajsh, shkruan Indeksonline.

Për “Servisimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve të Komunës së Mitrovicës Veriore”, janë ndarë 36.034,10 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit D.P.Z “Autoservis te Xhafa”.
Poashtu, në kontratë bëhet e ditur se data e dhënjes së kontratës është bërë më 25 mars, derisa është pranuar vetëm një tender. /Indeksonline/

