O’Connell përkrah ambasadorin zviceran: Ai e tha atë që të gjithë ne e mendojmë!
Ambasadori i Zvicrës tha këto ditë se shteti i tij po investon në projekte të mëdha në Kosovë, derisa kjo e fundit po i financon veteranët mashtrues.
Ndaj kësaj deklarate reagoi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili tha se po të pyetej ai, do ta largonte menjëherë ambasadorin zviceran, transmeton Indeksonline.
Në mbështetje të ambasadorit të Zvicrës ka dal ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ambasadori i Zvicrës e ka thënë atë që të gjithë e mendojnë.
“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar O’Connell.
Kujtojmë se deklarata e Lekajt kundër ambasadorit zviceran ka ngjallur reagime të shumta te zyrtarë të lartë në Kosovë. /Indeksonline/