Vendosja e shtatoreve në Drenas, Drenori kërkon transparencë
Ish-asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori ka kërkuar transparencë në projektin për vendosjen e shtatoreve të dëshmorëve në sheshin e Drenasit.
Ai thotë se dëshmorët dhe martirët e lirisë nuk janë pronë e asnjërit nga ne, por e të gjithëve dhe të gjithë duhet t’i respektojmë dhe t’i mbrojmë ata
Statusi i plotë i Drenorit:
Besoj që kryetari Lladrovci është i obliguar para qytetarëve të Komunës së Drenasit të përgjigjet në këto pyetje!
Falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, ne jetojmë të lirë (nga okupatori serb).
U detyrohemi familjeve të dëshmorëve dhe martirëve që përveç përuljes dhe respektit të përjetshëm, vendimet që marrim kur ata janë subjekt i veprimit, të jenë transparente dhe në harmoni me rregullat që parashihen me ligj.
Pra, dëshmorët dhe martirët e lirisë nuk janë pronë e asnjërit nga ne, por e të gjithëve dhe të gjithë duhet t’i respektojmë dhe t’i mbrojmë ata!
