Ish anëtari i KQZ-së kërkon të behët reforma zgjedhore
Ish anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PDK, Ilir Gashi ka kërkuar që vendit i duhet sa më shpejt reforma zgjedhore. Ai thotë se pragu zgjedhor duhet së paku të vendoset 3% për kandidat të pavarur, 7% për parti politike dhe 10 % për koalicione.
Reforma zgjedhore duhet të ndodhë. Pragu zgjedhor duhet së paku të vendoset 3% për kandidat të pavarur, 7% për parti politike, 10 % për koalicione. Nëse nuk doni që të kemi çoroditje as të shtetit e as të pushtetit”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, partitë e vogla nuk guxojnë të përcaktojnë fatin e shtetit, vetëm pse pa tjetër duhet të jenë në pushtet.
Ndryshe Gashi është i nominuar sërish për anëtar të KQZ-së nga PDK-ja, por akoma nuk e ka bërë betimin të Presidenti Hashim Thaçi./Indeksonline/
