75 Mall Live Search
13:52 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Ambasadori francez mbështet atë zviceran: Korrupsioni e nepotizmi janë plagë për Kosovën

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet këto ditë tha se Kosova po financon veteranët e rrejshëm, derisa Zvicra po investon në shtetin tonë.

Ndaj kësaj deklarate, reagoi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili tha se po të pyetej ai, do ta largonte menjëherë ambasadorin zviceran, transmeton Indeksonline.

Reagimet tani nuk kanë të ndaluar. Ndaj Lekajt në vazhdën e ambasadorëve të huaj, tani ka reaguar edhe ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert, i cili thotë se shteti i tij e mbështet ambasadorin e Zvicrës dhe se korrupsioni e nepotizmi janë plagë për Kosovën,  transmeton Indeksonline.

Ai shkroi në Twitter se korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën.

“Ambasada e Francës mbështet plotësisht Ambasadorin e Zvicrës. Korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën”, ka shkruar Chabert. /Indeksonline/