Bebe Rexha publikon versionin akustik të këngës “Last Hurrah”
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar versionin akustik të këngës “Last Hurrah”.
Këtij versioni i është bashkangjitur një videoklip, transmeton Indeksonline.
Ka një muaj që ka publikuar këtë këngë me videoklip dhe menjëherë është shndërruar në hit, duke kapur shifrën e 31 milionë shikimeve në Youtube..
Kjo këngë po ashtu i kishte prishur marrëdhëniet e këngëtares me babin e saj, për shkak të skenave që janë në videoklip. /Indeksonline/