75 Mall Live Search
17:16 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Srpska i “përgjërohet” ambasadorit amerikan, ia parashtrojnë kërkesën e deleguar nga Beogradi!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka kaluar sot matën urës së Ibrit për tu takuar me përfaqësuesin e Listës Serbe Goran Rakiq. 

“Bisedë produktive në Mitrovicën veriore me udhëheqjen e LS. Bashkësia e serbëve të Kosovës meriton përfaqësues të cilët janë aktiv në institucione për të avokuar interesat e tyre”, ka shkruar Kosnett. Ndërsa, lidhur me këtë takim është deklaruar edhe Lista Srpska.

Ata treguan se kërkesën kryesore që ia parashtruan Kosnetit ishte heqja e taksës, kërkesë kjo e deleguar direkt nga Beogradi, shkruan Indeksonline

“Në takim u diskutua për nevojën për të tërhequr taksën dhe që sa më shpejt që të jetë e mundur vazhdimi i dialogut i cili do të zvogëlonte tensionet dhe hapte hapësirën për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, thuhet ndër të tjera.

Më tej, sqarohet se shefi i Srpska-s, Goran Rakiq e ka informuar ambasadorin për situatën politike dhe ekonomike tek komuniteti serbë në Kosovë. “…në takim u ra dakord se askush nuk ka të drejtë të marrë hapa të njëanshëm dhe të kërcënojnë paqen e qytetarëve, dhe kushdo që rrezikon  vullnetin e paqes do të mbajë përgjegjësi”, njofton Lista Srpska.