75 Mall Live Search
17:31 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjendet 15 vjeçarja nga Prishtina e zhdukur që dy javë

Familja Vllasaliu nga Hajvalia e Prishtinës ka gjetur vajzën 15 vjeçare, e cila u zhduk që 15 ditë.

Një person nga Ferizaj ka kontaktuar babanë e saj, i cili edhe ka shkuar ta marrë atë.

Vajza tanimë është me familjen e saj në Hajvali të Prishtinës, ndërsa Policia do ta marrë në pyetje atë.

Rasti ishte lajmëruar në polici një ditë pas largimit të saj nga shtëpia.