Pamje shqetësuese, vazhdon djegia e maleve në Kosovë
Dukuria shqetësuese e djegieve të maleve në Kosovë, po vazhdon edhe sot.
Pas raportimit të mëhershëm të djegies së maleve në rajonin e Ferizajit dhe të Hanit të Elezit, para pak minutash Indeksonline ka siguruar pamje të djegies së maleve në rrugën Skënderaj-Istog, përkatësisht afër fshatit Klinë e Ulët.
Zjarret janë ndezur furishëm, pavarësisht se temperatura momentale shënon afro 7 gradë celcius.
Edhe më shqetësues është fakti se shkaktarët e kësaj vepre të ligë kudo në Kosovë mbeten gjithmonë anonim./Indeksonline/