75 Mall Live Search
09:29 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Këshilli i Prindërve merr këtë vendim për mësimin e fëmijëve në këtë komunë

Këshilli i Prindërve në Komunën e Prishtinës ka marrë vendim që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë që nga dita e hënë.

Me një email që ua ka nisur të gjitha institucioneve arsimore e shkollore në kryeqytet, KPK ka vendosur që në ditët e vikendit mos të ketë mësim, por që ditët e humbura të kompenzohen me pushimin pranveror.

Sipas këtij planifikimi, pesë ditë mësimi do të kompenzohen në javën e parë të prillit, ndërsa pesë ditë të tjera në fund të vitit shkollor./Indeksonline/