Trajneri shihet duke dhunuar nxënësen në Amerikë, merren masa të ashpra
Administratorët dhe policia në Luiziana thonë se po hetojnë sulmin agresiv të një studentëje të shkollës së mesme të kapur në video këtë javë. Momenti është parë në Ponchatoula Junior High School, në anën veriperëndimore të Luszianas.
Personi i identifikuar si një trajner në shkollë, mund të dëgjohet duke bërtitur në mënyrë agresive tek studenti dhe duke kërcënuar më shumë dhunë.
Ai asistohet edhe nga një person tjetër, teksa i vendos gjurin në gjoks.
Trajneri dëgjohet duke bërtitur, “Qetësohem dhe do t’ju lë”.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga incidenti në video. Kjo sjellje nuk përfaqëson pritjet që kemi për të rriturit dhe studentët në kampusin tonë. Ne po bëjmë një hetim tërësor të incidentit dhe po ndërmerren veprime” tha Melissa Stilley, drejtuese e shkollës./Indeksonline/