75 Mall Live Search
14:16 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky transfer i Barçës s’do i pëlqejë fansave kosovar të kësaj skuadre!

Mediat spanjolle e japin të sigurt se Luka Jovic është i përzgjedhuri i Barcelonës për të përforcuar sulmin sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i Frankfurt, po kalon një formë mjaft të mirë këtë sezon, duke arritur të shënojë 15 gola në 24 takime në Bundesligë. 21-vjecari është në pronësi të Benficës, por që nga korriku i vitit 2017 luan në huazim në Gjermani dhe Frankfurt ka të drejtën e blerjes për 12 milionë euro.

Përveç Barcelonës, edhe Real Madrid së fundmi është futur në garë për serbin, por gjithnjë sipas mediave spanjolle, katalanasit janë të avantazhuar për të nënshkruar me të, për një shifër prej rreth 50 milionë euro.