75 Mall Live Search
17:02 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

“Kur isha fëmijë, vija me tim atë… më përpara, im atë vinte me babain e tij”

Tribuna më spektakolare dhe më e zhurmshme në botën e futbollit ka vetëm një emër: “The Yellow Wall”.

Bëhet fjalë për tifozët e Dortmundit të cilët gjithmonë krijojnë atmosferë impozante në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Ata nuk kanë zhgënjyer as kësaj radhe, me një koreografi mjaft domethënëse në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Wolfsburgut.

“Kur isha fëmijë, vija me tim atë… më përpara, im atë vinte me babain e tij” është shkrimi në koregroafinë që kanë shpalosur tifozët gjermanë, e që pasqyron traditën qindra vjeçare të tyre. /IndeksOnline/