Gjendet një polic i vdekur në Pejë, dyshohet për vetëvrasje
Një person është gjetur i vdekur sonte në qytetin e Pejës, afër Fabrikës së Tullave. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, prokurori kujdestar dhe ekipet policore me të marrë informatën kanë dal në vendin e ngjarjes.
“Dyshohet për vetëvrasje, derisa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi pi pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Nikçi.
Sipas burimeve të Indeksonline, viktima ishte polic me profesion.
Indeksonline do tiu mbaj të informuar.