75 Mall Live Search
22:09 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky është polici nga Peja që dyshohet se vrau veten

Indeksonline sonte raportoi se një person është gjetur i vdekur në qytetin e Pejës, i cili me profesion ishte polic.

Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, sipas të cilit, dyshohet për vetëvrasje.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që vrau veten ishte B.Xhaferi. Ai u gjet i vdekur te Fabrika e Tullave në Pejë.

Ai ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe punonte në pikën kufitare në Kullë. /Indeksonline/