BMW diskuton për grilën e X7 dhe Serie 7 – ciles i shkon më tepër?
Çdokush ka një mendim të vetin kur flitet për dizajnin e Serie 7 apo X7 me grilën gjigante që kanë. Pra cili është mendimi juaj?
Një video e publikuar në BMW Blog flet për këtë temë që ka hapur diskutime mes entuziastëve të BMW.
Dy makinat qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, me grilat e tyre të mëdha që “shikohen nga Hëna”.
SUV-i i madhësisë së plotë është një X7 M50d ndërsa flagshipi i sedanit është një 745Le.
Pamja e re dhe shumë e diskutuar është me shumë mundësi një paralajmërim i gjërave që do të vinë. Të paktën për makinat BMW me madhësi mesatare – të mëdha.
Nëse shohim produktet e reja dhe të ardhshme të BMW, të gjithë Serie 3 vinë me një grilë me dy pjesë, më të madhe dhe më të theksuar. Por fatmirësisht është shumë më e vogël se ajo e instaluar në një 7.
Gjenerata e ardhshme e Serie 1 nuk është zbuluar ende, por bazuar në kamuflazhin e parë gjatë testimeve, edhe ajo do të ketë një grilë më të madhe se gjenerata paraardhëse.
Mund të mos jeni fansa të grilave të mëdha. Por nëse BMW i është dashur të zmadhojë grilën, të paktën e ka bërë këtë në modelet më të mëdha.