25 vjeçari vritet për orën e tij 60 mijë funte
Kjo është fotografia e personit i cili u vra për orën e tij prej 60 mijë funte pranë një xhamie në Londër.
Zahir Visiter, 25 vjeçar, u gjet nga shërbimet emergjente, me plagë të shkaktuara me thikë. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht vdiq pak më vonë.
Sulmi ndohi pranë shtëpisë së Zahir, në veri-perëndim të Londrës.
Policia është në kërkim të dy personave të dyshuar lidhur me këtë rast.
Një mik tha se Visiter kishte një orë të shtrenjtë në kohën kur u sulmua, e cila ishte e varur në dorën e tij sikur dikush të kishte tentuar ta merrte atë.
