75 Mall Live Search
23:34 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Bashkëshortja e Ermal Mamaqit: Doja ta puthja edhe unë Elvanën

Filmi ‘2 gisht mjaltë’ u dha premierë me datë 27 mars ku ishin të ftuar emra të njohur dhe shumë adhurues të Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit të cilët luajnë në rolet kryesore.

Pamje nga pre-premiera ku ishin të futara të gjitha mediat, janë transmetuar në emisionin me Ermal Mamaqin,“Xing me Ermalin”.

Në këtë mbrëmje ishte prezent edhe gazetari i ‘Xingut’ Soni i cili i ka pyetur të ftuarit se si e komentonin filmin e ri.

Soni ka pyetur edhe bashkëshorten e Ermalit moderatoren, Amarda Toskën, nëse ka pasur një moment që donte ta mbyste Elvanën për shkak të afërsisë më Ermalin.

“Jo, do doja ta puthja dhe unë”, u përgjigj Ami dhe shtoi që do donte të ishte në vend të Elvanës.

Kujtojmë që dje u dha premiera e ‘2 gisht mjaltë’ edhe në Prishtinë./Indeksonline/