75 Mall Live Search
23:52 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Përleshja në ndeshjen Tirana-Laçi, njëri nga të rrahurit është ish-lojtari i Liverpool-it

Në Superligën e Shqipërisë sot ndodhi një ngjarje e turpshme. Tek ndeshja mes Tiranës dhe Laçit, pas përfundimit të ndeshjes pati një përleshje mes lojtarëve.

Sipas medieve në Shqipëri, njëri nga lojtarët që ka qenë pjesë e përleshjes, është  Michael Ngoo, transmeton Indeksonline.

Vlen të kujtojmë që Ngoo ka qenë ish-lojtar i skuadrës së famshme angleze, Liverpool.

Saktësisht 26 vjeçari, në sezonin 2013/14 ishte pjesë e grupmoshave u21 të ekipit anglez. Ai kishte zhvilluar vetëm dy ndeshje me këto grupmosha dhe kishte shënuar tre gola.

Ngoo njihet si lojtar jo shumë i disiplinuar. Gjatë karrierës së tij shpeshherë është ndëshkuar me karton në fushën e blertë./Indeksonline/