75 Mall Live Search
09:49 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Futbollsti që merr 3,500 euro në muaj, nuk figuron as në faqen zyrtare të klubit

Në afatin kalimtar të janarit, futbollisti Hamed Kone erdhi si përforcim i bujshëm për Feronikelin.

Megjithatë, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka luajtur vetëm pak minuta në Superligë, duke e pasur vështirë të gjej vend në formacionin startues të trajnerit Zekirija Ramadani, shkruan Indeksonline.

Çka është më interesante, te faqja zyrtare e Feronikelit, Kone nuk figuron që është pjesë e kësaj skuadre.

31 vjeçari në edicionin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës zvicerane Xamax.

Aktualisht, ai është futbollisti më i paguar në Superligën e Kosovës. /Indeksonline/