75 Mall Live Search
12:05 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur mesazh të fuqishëm: Unë vlej më shumë se pesha ime!

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato ka dhënë një mesazh të fuqishëm për mbipeshën pas një shkrim në të cilën e quajtën të shëndosh.

Sipas 26 vjeçares, njerëzit janë më shumë se një numër në peshore.

“Unë jam më shumë se pesha ime. Shumë njerëz sot e mbështesin peshën e tyre ideale tek ato cfarë thonë të tjerët mbi mënyrën sesi duhet të dukesh, ka thënë Demi.

“Nëse po e lexoni këtë ju them, mos i dëgjoni fjalët negative për kulturën dietike. Ju jeni më shumë sesa një numër në peshore, dhe unë më shumë sesa një titull reviste mbi formën e trupit tim”, ka vazhduar tutje këngëtarja.

Ndryshe, Demi kohë më parë është liruar nga rehabilitimi ku po shërohej nga alkooli dhe droga./Indeksonline/