Modelja e njohur vret psikiatrin 71-vjeçar
Modelja e njohur e Playboy, Kelsey Turner është arrestuar për akuzën se ka vrarë një psikiatër.
71-vjeçar, Thomas Burchard u gjet i vdekur në bagazhin e një makine në Nevada, më 7 mars.
Modelja u arrestua nga policia në Stockton të Kalifornisë, si pjesë e hetimeve të tyre mbi vdekjen e të ndjerit, Burchard.
Trupi i psikiatrit u zbulua pranë hyrjes në Lake Mead National Recreational Area pasi një kalimtar vuri re një gur të hedhur në një nga dritaret e automjetit. Nga autopsia që iu bë hetuesit deklaruan se vdiq nga një goditje e madhe në kokë.
Arsyet e vrasjes mbesin ende të paqarta, Turner do të paraqitet në gjykatë me 8 prill./Indeksonline/