Gjuriç i reagon Enver Hoxhajt pas deklaratës për taksën
I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj. 
 Ky i fundit kishte dhënë një deklaratë për taksën, ku kishte thënë se taksa e ka arritur efektin pasi e ka goditur ekonominë e Serbisë. 
 Sipas Gjuriç kjo është edhe një dëshmi që Kosova nuk dëshiron të dialogojë, transmeton Indeksonline. 
 “Taksa çnjerëzore ka pasur vetëm një qëllim – për të dëmtuar Serbinë dhe çdo ide tjetër politike. Parimet nuk qëndrojnë prapa atij vendimi të Prishtinës.”, tha Gjuriç. 
 “Hoxhaj i ka konfirmuar të gjitha tregimet rreth asaj se Prishtina dëshiron dialog dhe normalizim të zbrazët, sepse e gjitha ata që bëjnë dhe tregojnë është se vetëm duan të shkaktojnë sa më shumë dëme Serbisë dhe serbëve në Kosovë.”, u shprehë ai. /Indeksonline/ 


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                