62 mijë euro për peshqira, çarçafë e batanije për Qendrën e Studentëve!
Në dhjetor të vitit 2018, Qendra e Studenteve në Prishtinë ka arritur të kurorëzojë kontratën e radhës për disa produkte të caktuara.
Furnizmi me batanije, çarçafë, kllefa për jastëk e peshqira, për nevoja të konvikteve të kësaj qendre, ka kushtuar 62 mijë euro- transmeton Indeksonline.
Tenderi në fjalë për furnizim, i është besuar kompanisë “Bursam Gold”, Sh.P.K nga Prishtina.
Poashtu, bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë i ofruar nga operatorët ekonomik ka qenë 68 mijë e 445 euro.
Kontrata e nënshkruar muaj më parë nuk tregon detaje tjera shtesë për numrin apo cilësinë e këtyre produkteve të nevojshme. /Indeksonline/


